Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 18.10.2018 05:05

​Manchester City, ekipi më i shtrenjtë në histori

| 13/02/2018 13:24

Manchester City po shënon rekorde të njëpasnjëshme jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Skuadra që kryeson Premier League angleze me 16 pikë avantazh kundrejt vendit të dytë, është konsideruar si skuadra më e kushtueshme në historinë e futbollit. Për të ndërtuar skuadrën aktuale, që nga blerja e parë e deri tek e fundit që është Aymerick Laporte, pronarët e Citizens kanë shpenzuar shifrën rekord prej 878 milionë eurosh.

Ky është përfundimi i studimit të Observatorit të Futbollit (CIES), që mori në konsideratë kampionatet më të rëndësishëm në Evropë: Premier League, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1. Në klasifikimin e CIES, Manchester City kalon vetëm për pak Paris Saint Germain, me francezët që kanë arritur në kuotën e 805 milionë eurove shpenzime, ndërkohë që në shkallën e tretë të podiumit është Manchester United, me 747 milionë euro.

Pas “Djajve të Kuq”, në vendin e katërt pozicionohet Barcelona me 725 milionë euro. Janë pikërisht këto skuadra të vetmet që kanë shpenzuar më shumë se 700 milionë euro në merkaton e transferimeve.

Përsa i përket mesatares së sshpenzimeve për skuadrat në 5 ligat kryesore, Premier League është e paarritshme me 291 milionë euro të shpenzuara për klub, e ndjekur nga La Liga me 131 milionë e Serie A me 124 milionë euro shpenzime për skuadër. Më pas, vijnë Bundesliga dhe Ligue 1, respektivisht me 114 dhe 97 milionë euro.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress