Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 16.10.2019 10:52

​Maloku dhe Qardaku: Fitorja ndaj Kosovës, detyrim

Prishtinë | 09/10/2019 12:56

Ditën e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”, kanë dalë në një konferencë për shtyp dy futbollistët e kombëtares U-21 të Shqipërisë, Eridon Qardaku dhe Leonardo Maloku.

Kuqezinjtë folën në lidhje me grumbullimin dhe përgatitjet që po zhvillon tekniku Bushi dhe pritshmëritë për sfidën ndaj Kosovës, më 15 tetor, në Elbasan.

“Atmosfera në skuadrën e shpresave është shumë e mirë, kushtet janë optimale. Jemi të gjithë gati për përballjen e radhës ndaj Kosovës U-21, jemi të përqendruar tek udhëzimet e trajnerit Bushi. Së bashku me shokët e skuadrës do mundohemi të fitojmë ndeshjen e radhës ndaj Kosovës. Ne si në çdo ndeshje do të mundohemi të fitojmë, edhe ndaj Kosovës do të luftojmë për të fituar. Për ne, si futbollistë, çdo ndeshje është detyrim për t’u fituar dhe këtë duhet të bëjmë,” – deklaroi Leonardo Maloku.

Eridon Qardaku, që aktivizohet në radhët e ekipit të Bylis në Kategorinë Superiore u shpreh se atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe shpreson në një rezultat pozitiv.

“Skuadrës kombëtare U-21 nuk i ka munguar asgjë, për ne është detyrim fitorja, kushtet janë shumë të mira. Gjërat janë pozitive, ne po përmirësohemi në disa aspekte, pas analizës që kemi bërë më trajnerin gjatë përgatitjeve tona. Ndeshjen e radhës ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, e të shpresojmë deri në fund të eliminatoreve.”

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress