Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 02:53

​Mahrez: Duhet të luftojmë, pushimi nuk është i toleruar

Londër | 12/11/2019 13:00

Sulmuesi i Manchester Cityt, Riyad Mahrez, ka pranuar se transferimi nga Leicester City në Manchester City, ishte shumë i vështirë.

Mahrez është në sezonin e tij të dytë te kampioni i Anglisë dhe ka pranuar se nuk ka kohë për të pushuar.

Futbollisti algjerian tha se në klub duhet të luftosh tërë kohën dhe se pushimi nuk tolerohet, transmeton KosovaPress.

“Duhet të luftosh tërë kohën. Pushimi nuk është i toleruar. Shikoj për shumë gjëra pasi nëse nuk e bëj unë, atëherë do të jetë dikush tjetër që do të luajë. Për të luajtur ndeshjen mirë, nuk është e mjaftueshme. Duhet të luajmë shumë mirë në të gjitha ndeshjet. Ky është Manchester City”, deklaroi ai.

City për momentin është në vendin e katërt në tabelë me 25 pikë, një më pak se Leicester e Chelsea në vendin e dytë dhe të tretë në tabelë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress