Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 14.12.2019 01:02

​Maddison i gatshëm të debutojë për Anglinë

Londër | 12/11/2019 12:54

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është i gatshëm t’i jep mundësi mesfushorit të Leicester Cityt, James Maddison, për të debutuar në përfaqësuese.

22-vjeçari vazhdon me formën e shkëlqyer te Leicester City, por ende nuk ka luajtur për Përfaqësuesen e Anglisë.

Anglia do të luajë kundër Malit të Zi, ndërsa me 17 nëntor do të përballet me Kosovën, në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”.

Pritet që futbollisti anglez të luajë në formacionin e parë në njërën ndër këto ndeshje, transmeton KosovaPress.

Për momentin “Tre Luanët” janë lider në grupin A me 15 pikë, tri më shumë se Republika Çeke në vendin e dytë, ndërsa “Dardanët”, renditen në vendin e tretë me 11 pikë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress