Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 18.01.2020 08:50

​Mabetex Prishtina e përfundon stinorin vjeshtor me fitore bindëse

Prishtinë | 09/12/2019 18:01

Mabetex Prishtina ka mundur Penzën me rezultat 116:45 (28:8, 25:15, 40:9, 23:13) në ndeshjen e mbetur të javës së nëntë në Superligën e Femrave.

Prishtinaset dominuan nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. 

Vendaset çerekun e parë e fitojnë 28:8, kurse me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 25:15 për të shkuar në pushim me rezultat 53:23. 

Kryeqytetaset ishin më bindëse edhe në periodën e tretë, që e fitojnë 40:9, derisa e fitojnë edhe dhjetëminutëshin e fundit 23:13 për të triumfuar në fund me rezultat 116:45. 

Te Mabetex Prishtina u dalluan Enxhi Xhanaj me 23 pikë e dhjetë kërcime, Nyilah Myers me 19 pikë e dhjetë kërcime, Besjana Martinaj me 17 pikë, Era Shatri me 15, Enisa Kamerolli me 14, Tringa Ukaj me 12 dhe Irma Konjusha me 10, kurse te Penza më e dalluara ishte Diedona Halitaj me 14 pikë e pesë kërcime.

Mabetex Prishtina e përfundon stinorin me tetë fitore dhe dy humbje, duke u renditur në vendin e dytë, kurse Penza me gjashtë fitore dhe katër humbje në vendin e tretë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress