Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 10:24

​Lumir Abdixhiku: Stadiumi kombëtar do të ndërtohet në Bernicë dhe jo në Drenas

Prishtinë | 19/11/2019 21:51

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë gjatë bisedave në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës, është diskutuar edhe rreth ndërtimit të stadiumit kombëtar.

Abdixhiu ka thënë në T7 se stadium është vendosur të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas.

“Gjatë bisedave kemi vendosur që stadiumi i Kombëtares së Kosovës të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas”, ka thënë Abdixhiku.

Qeveria në largim kishte vendosur që stadiumi të ndërtohet në Drenas, pasi i përshtate kushteve që të jetë një stadium i Kombëtares, sepse është në mes të Kosovës, ka aeroportin afër dhe ka qasje në rrugën kryesore.

Ky vendim është kundërshtuar në vazhdimësi nga LDK, e cila kishte parapa që stadiumi të ndërtohet në Bernicë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress