Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 08:38

​“Lukaku mund lehtë ta mposhtë Ronaldon”

Bruksel | 11/09/2019 13:06

Ish-sulmuesi i Interit, Andy van der Meyde beson që sulmuesi, Romelu Lukaku do të shënojë më shumë gola se ylli i Juventusit.

Pasi iu bashkua Antonio Contes për 75 milionë euro nga United, belgu është në formë të mirë pasi ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para.

Në “Old Trafford”, Lukaku ka shënuar vetëm 12 gola në tërë sezonin dhe kjo ka bërë që Van der Meyde të besojë se ai mund të shënojë më shumë se Cristiano Ronaldo, transmeton KosovaPress.

“Lukaku është fans i futbollit italian, mendoj se është bërë për këtë garë. Është i fortë dhe mund të shënojë gola. Ka profil të fuqishëm dhe mund t’i mposhtë mbrojtësit italianë. Mundet lehtësisht ta mposhtë Ronaldon, është qendërsulmues, derisa Cristiano luan në krah”, deklaroi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress