Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.10.2017 05:33

​​Luis: Për ta ndalur Messin duhet të shndërrohesh në ‘kasap’

Prishtinë | 12/10/2017 20:52

Mbrojtësi i Atletico Madridit ka treguar për vështirësitë që ka kur luan ndaj Lionel Messit.

Filipe Luis e ka pranuar se kur luan kundër Messit ai duhet të kryejë rolin e ‘kasapit’ për të mundur që ta ndalë argjentinasin.

Pikërisht këtë javë Atletico është nikoqir i Barcelonës dhe Luis do të përballet me Messin edhe njëherë tjetër, transmeton KosovaPress.

Në një intervistë për El Mundo, Luis ka treguar se mënyra më e mirë për ta ndalur Messin është duke e fauluar.

“Kur luaj ndaj Messit e kryej rolin e ‘kasapit’”, ka thënë braziliani.

“Por, mënyra e vetme për ta ndalur atë një kundër një është me faull. Përndryshe, nëse jam vetëm unë mund ta marrë topin nga ai një në 20 herë. Më duhet të përdori armë tjera”.

“E di mënyrën më të mirë për ta ndalur. Ai nuk luan me shpinë nga porta dhe më duhet të vendosem pikërisht përpara tij në momentin që ai prek topin. Nëse ai ndihet rehat në atë moment, jam i vdekur”, ka theksuar Luis.

Messi ka shënuar 27 gola në 34 përballje ndaj Atletico Madridit në të gjitha garat.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress