Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 26.03.2019 12:06

​Luis Enrique nuk fton disa yje, kjo është lista e Spanjës

| 15/03/2019 13:17

Kombëtarja spanjolle do të ketë disa lojtarë të rinj për ndeshjet e marsit.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka shpallur listën e të grumbulluarve për dy sfidat kundër Norvegjisë dhe Maltës në 23 dhe 26 mars, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020.

Disa ndryshime nga trajneri, ku bien në sy pesë emra të rinj duke filluar nga Fabian Ruiz, Sergio Canales, Jaime Mata, Dani Parejo dhe Iker Munian.

Gjithashtu jashtë kësaj liste ka mbetur Isco, i cili është zëvendësuar nga Dani Ceballos.

Për shkak lëndimesh nuk janë grumbulluar Dani Carvajal, Iago Aspas dhe Diego Llorente.


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress