Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.01.2018 03:46

​Low në vend të Zidane te Reali

| 12/01/2018 14:00

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, mund të jetë pasardhësi i Zinedine Zidane.

Real Madridi ka dominuar në Evropë në dy vitet e fundit duke fituar dy herë rresht Ligën e Kampionëve dhe për këtë një meritë të madhe ka trajneri Zinedine Zidane.

Por rezultatet negative të këtij sezoni kanë bërë që e ardhmja e tij të vihet në dyshim të madh, aq sa ai mund të shkarkohet nga Los Blancos, ende pa u mbyllur ky stinor, transmeton KosovaPress.

Presidenti, Florentino Perez tashmë ka nisur punën për të gjetur pasardhësin e Zizou dhe sipas medieve spanjolle, në listën e ngushtë të tij është Joachim Low.

Low është trajner i kombëtares së Gjermanisë që nga viti 2006, kurse më 2014 ai arriti të fitonte Kupën e Botës me “Panzerët”.

Për të arritur te trajneri gjerman, Reali duhet të presë fundin e këtij stinori, pasi Low do ta drejtojë Gjermaninë edhe në Botërorin e këtij viti që mbahet në Rusi dhe më pas mund të vendosë që të ulet në stolin e madrilenëve.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress