Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 06:21

​Lojtarët e Spanjës kundër shkarkimit te Lopeteguit

Madrid | 13/06/2018 17:55

Spanja ka mbetur pa trajner, një ditë para fillimit të Botërorit.

Trajneri Julen Lopetegui u shkarkua nga kombëtarja e Spanjës, vetëm një ditë para startit të Kampionatit Botëror për shkak se paraprakisht kishte nënshkruar me Real Madridin.

Mediat spanjolle zbulojnë se lojtarët u mblodhën të gjithë së bashku dhe i kërkuan drejtuesve të federatës të mos e shkarkon trajnerin.

Ishte planifikuar që konferenca për shtyp të zhvillohej në orën 10:30, por u shty për në orën 11:30 për shkak të mbledhjes së lojtarëve. Por as mbledhja me lojtarët nuk e kthehu vendimin, pasi presidenti Rubiales ishte i bindur për shkarkimin e trajnerit.

“Jemi në një situatë të komplikuar, shumë të komplikuar. Vlerësoj shumë Lopeteguin, por ka mënyra të duhura se si të bëhen gjërat. Janë lajmëruar me një telefonatë nga ai vetëm 5 minuta para se Reali të lëshonte deklaratën për shtyp. Ky ekip vazhdon punën pavarësisht trajnerit”, u shpreh Rubiales në konferencën për shtyp.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress