Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.01.2020 02:00

​Lojtarët e Skënderbeut refuzojnë stërvitjet

Prishtinë | 10/12/2019 20:34

Futbollistët e Skënderbeut nuk kanë dalë në stërvitje në shenjë proteste ndaj klubit të tyre, për shkak se nuk kanë marrë pagat.

Lojtarët refuzuan pasditen e së martës të dilnin në fushë pas një situate të tensionuar që zgjaste prej ditësh.

Revolta është manifestuar nga vetë lojtarët dhe vjen si rrjedhojë e mungesës së pagave të tyre për disa muaj. Perveç kësaj kjo situatë është lënë e pasqaruar nga klubi korçar çfarë ka bërë që të tensionohen futbollistët.

Lojtarët kishin disa ditë që i kishin lënë ultimatum klubit që t’i sqaronte se çfarë do të bëhej me pagat e tyre.

Ata ja kanë komunikuar trajnerit Daja se nuk do të futeshin në fushë, ndërsa pak minuta më vonë dolën nga dera e stadiumit.

Por ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me këtë çështje ndërkohë që Skënderbeu nuk është i vetmi klub futbolli në vështirësi financiare./TCH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress