Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.02.2019 11:53

​Llorente mund të kthehet në Spanjë, e kërkon Betisi

| 06/12/2018 15:34

Sulmuesi i Tottenham ka oferta nga La Liga spanjolle.

Real Betis po tregon formë të mirë edhe këtë sezon dhe drejtuesit e klubit po mendojnë të përforcojnë edhe më shumë skuadrën.

Objektiv i tyre janë lojtarë që e njohin mirë kampionatin spanjoll, teksa në shënjestër janë Fernando Llorente dhe Lucas Perez.

I pari pothuajse nuk luan fare me Tottenhamin dhe mund të pranojë ofertën Betisit i cili i garanton të ketë më shumë hapësira.

Kurse Perez, mbetet një objektiv më i vështirë për t’u arritur, pasi West Hami nuk e lejon të largohet në huazim, por dëshiron ta shesë përfundimisht. /KosovaPress/

Loading...

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress