Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:34

​Llapi kërcënon me tërheqje nga Superliga

Prishtinë | 22/10/2019 23:49

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina, u ka bërë jehonë akuzave të homologëve të tij te Feronikeli dhe Ballkani ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjyqtarëve të Superligës, duke kërcënuar se do ta tërheqë skuadrën llapjane nga garat.

“Naser Ramaj dhe të Ballkanit, z. Arsim Kabashi sepse ne kështu më nuk mundemi që me mjetet tona të luajnë persona të pa ndërgjegjshëm e që shiten me para të cilët nuk i duhen futbollit dhe neve si donatorë”, ka shkruar Batatina.

Reagimi i plotë i Batatinës të Llapit:

Duke parë që nga fillimi i kampionatit persona të caktuar janë vendosur në pozicione për qëllime të caktura ku janë pikërisht në kundërshtim me rregulloren e FFK-së ku një person nga një regjion i caktur të jetë komisioner i delegimit të gjyqtarëve ku nga ai qytet kemi dy klube ne Superligë.

E kam vërejtur që në shumë ndeshje jemi dëmtuar si skuadër ku edhe pse trajneri i skuadrës tonë është ankuar, jam munduar si President i këtij klubi të madh të jem i kujdesshëm dhe mos të ngutemi por duke e parë se po vazhdon natyra negative e personave me qellime te caktura, me ç’rast jemi dëmtuar si me rastin e dënimit me dy ndeshje pa shikues me fajin e atyre që me qëllime të caktura po i delegojnë persona me na dëmtuar dhe me i humb investimet tona milonëshe si në rastin tim që së bashku me vëllezërit e mi në gurbet me saktrifikoj për rininë dhe futbollin e Kosovës.

Andaj edhe plotësisht e përkrahi Presidentin e Feronikelit, z. Naser Ramaj dhe të Ballkanit, z. Arsim Kabashi sepse ne kështu më nuk mundemi që me mjetet tona të luajnë persona të pa ndërgjegjshëm e që shiten me para të cilët nuk i duhen futbollit dhe neve si donatorë.

Kam projekte milonëshe për futbollin llapjan së bashku me vëllezërit e mi por nëse vazhdon kështu FFK-ja, ne jemi të detyruar të terhiqemi nga futbolli kosovar sepse ne po duam drejtësi e korrektësi dhe jo armiqësi mes vete andaj nuk po dua armiq por miq ndërsa miqtë po na i humbin njerëzit për qëllime te caktura të cilat tashmë mirë po dihen.

Unë si President i KF “Llapi 1932” kërkoj të jemi unik dhe të mos lejojmë që persona të caktuar ta prishin futbollin dhe ne mos të ikim me fajin e disa personave që rinia jonë mos të ketë zhvillim dhe avancim.

(Foto arkiv)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress