Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.08.2017 09:28

​Liverpoolit i ik fitorja në finish të takimit (Foto)

Liverpul | 12/08/2017 16:29

Watford dhe Liverpool kanë luajtur sot baras me rezultat 3:3, në kuadër të kampionatit anglez të futbollit.

Stefano Okaka në minutën 8 solli në epërsi vendësit, ndërsa Sadio Mane barazoi shifrat në minutën 29.

Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati më shumë se tre minuta, pasi që Abdoulaye Doucoure solli serish vendësit në epërsi prej 2:1.

Liverpool barazoi përmes Roberto Firmino në minutën 55 nga penalltia, ndërsa Mohamed Salah dy minuta më vonë solli për herë të parë në këtë takim në epërsi prej 3:2.

Kur pritej që Liverpool të shënojë fitore, ishte Miguel Britos, i cili në minutën e tretë shtesë të ndeshjes barazoi shifrat për rezultatin përfundimtar 3:3./KosovaPress/


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress