Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:25

​Lista e golashënuesve në Superligën e Kosovës pas javës së 14-të (FOTO)

Prishtinë | 08/11/2019 13:35

Krahas luftës së madhe për titullin kampion në Superligë, luftë e madhe po bëhet edhe për ‘Këpucën e Artë’.

Pas 14 xhirove të luajtura gara për golashënuesin më të mirë është mjaft e ngushtë.

Aktualisht më së shumti gola ka shënuar futbollisti i Ballkanit dhe Kombëtares U19, Blendi Baftiu me 9 gola.

Pas tij menjëherë vjen Arb Manaj i Trepça ’89 me 7 së bashku me Gerhard Prognin e Gjilanit.

6 gola të shënuar ka lojtari tjetër i Gjilanit, Tomislav Busic i ndjekur nga Harmon (Drenica), Betim Haxhimusa (Drita), Mendurim Hoti (Nikli) dhe Kastriot Rexha (Nikli) me nga 5 gola.



Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress