Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:36

​​Lëndohet Dembele, nuk luan deri më 2019

Prishtinë | 08/11/2018 23:24

Mesfushori belg do të mungojë për dy muaj.

Mousa Dembele është lënduar në takimin e javës së shkuar përballë Wolwerhampton.

Ai sot i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ku mjekët kanë konstatuar që ka lënduar ligamentin e këmbës së djathtë.

Kësisoj, reprezentuesi i Belgjikës nuk pritet të luajë deri në muajin janar të vitit që po vjen.

“Shpresojmë ta kemi gati në fillim të janarit”, ka thënë trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino.

Dembele do të mungojë edhe në dy ndeshjet vendimtare të Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, përballë Interit dhe Barcelonës. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress