Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:20

​​Lëndohet De Rossi, do të mungojë në sfidën ndaj Interit

Prishtinë | 15/04/2019 19:07

Kapiteni i Romës ka pësuar një lëndim në ndeshje ndaj Udineses.

Roma mbetet pa kapitenin e saj në momentet më të rëndësishme të stinorit.

Daniele De Rossi do të humbasë përballjen direkte ndaj Interit për një vend në Ligën e Kampionëve që luhet të shtunën në mbrëmje pasi ka pësuar një lëndim në kofshën e djathtë, që do ta detyrojë mesfushorin veteran të qëndrojë jashtë fushave të gjelbra për dy deri në tri javë.

Përveç ndeshjes ndaj Interit, De Rossi mund të humbasë edhe sfidat ndaj Cagliarit dhe Genoas për t’u rikthyer në datën 12 maj në duelin me Juventusin.

Përpos mesfushorit veteran, te Roma në mëdyshje është edhe Steven Nzonzi i cili ende nuk është rikuperuar nga një lëndim.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress