Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 02:08

​Lemar tek Atletico për 60 milionë euro

Madrid | 13/06/2018 12:30

Mesfushori francez ka arritur marrëveshje me klubin nga Madridi.

Thomas Lemar do të jetë lojtar i ri i Atletico Madrid.

Është ky lajmi i bujshëm që publikon gazeta prestigjoze franceze L’Equipe. “Los Colchoneros” kanë arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese në kryeqytetin spanjoll për 60 milionë euro, transmeton KosovaPress.

Verën e kaluar Lemar ishte shumë pranë transferimit te Arsenali por në fund kalimi i tij në Emirates Stadium dështoi për shkak të shifrës së lartë që kërkonte Monaco për ta lënë të lirë.

Në këtë vendim të 22-vjeçarit për të zgjedhur Atleticon mund të ketë ndikuar edhe ndërhyrja e Antoine Griezmann shokët të tij në kombëtaren franceze, i cili mesa duket do të rinovojë kontratën e tij me klubin bardhekuq./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress