Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:25

​LeBron James i pandalshëm në fitoren e Lakers

| 06/12/2018 11:50

Tjetër paraqitje mbresëlënëse për “Mbretin” e basketbollit amerikan.

Me LeBron James në ekip Los Angeles Lakers kanë nisur të ëndërrojnë se skuadra do të kthehet në rrugën e mbar të sukseseve.

Të udhëhequr nga 33-vjeçari, që e mbylli takimin me 42 pikë 20 prej të cilave në çerekun e katërt, Lakers mposhtën 121-113 San Antonio Spurs, me ekipin nga Teksas që nuk po arrin të ngrejë krye në këtë fillim sezoni.  DeMar DeRozan dhe Rudy Gay realizuan nga 32 përkatësisht 31 pikë, por nuk patën mbështetjen e duhur të pjesës tjetër të skuadrës në Staples Center.

Në katër sezonet e fundit, Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers kanë diskutuar mes tyre titullin në NBA, por me largimin e LeBron James nga Cavs, nuk mund të flitet më për rivalitet.

E tregon edhe përballja e parë në sezonin e rregullt mes dy skuadrave që kanë dominuar basketbollin amerikan së fundmi. Kampionët në fuqi shkatërruan 129-105 skuadrën e Cavs në fushën e këtyre të fundit.

Gjithçka kaloi nën dominimin e dyshes Stephen Curry dhe Kevin Durant. I pari realizoi plot 42 pikë ndërsa i dyti e mbylli takimit me 25 pikë, 9 asistime dhe 10 kërcime.

Me Paul George në formë të jashtëzakonshme, Oklahoma City Thunder iu imponuan me shumë vështirësi 112-114 Brooklyn Nets. I pabesueshëm George më 47 pikë e 15 “rebound”, ndërsa Russell Westbrook u mjaftua me 21 pikë, por ishte vendimtar me 17 asiste dhe 15 topa poshtë koshit.

Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress