Me dy golat nga Sergej Milinkovic-Savic dhe Joaquin Correa i mjaftuan Lazios ta fitojë trofeun e shtatë në Kupën e Italisë dhe njëkohësisht të kualifikohet në fazën grupore të Ligës së Evropës.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, nuk ishte i ftuar fare për këtë ndeshje finale shkaku i lëndimit, por portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, e mbrojti portën e paprekur gjatë gjithë takimit. Kurse, mbrojtësi shqiptar i Danimarkës, Riza Durimishi, ishte në stol dhe nuk u aktivizua fare.
Ndërkohë, te Atalanta, titullar në këtë humbje ishte qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Berat Xhimshiti, ndërsa Etrit Berisha nuk ka qenë fare i ftuar.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019