Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 06:01

​Lampard kërkon që Giroud të qëndrojë tek Chelsea

Prishtinë | 21/10/2019 11:16

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, ka thënë se dëshiron që sulmuesi Olivier Giroud, të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Giroud ka shprehur pakënaqësi pasi nuk po gëzon shumë minuta në fushën e lojës dhe është zgjedhja e tretë për sulmin e “bluve” pas Abraham e Batshuayi.

Francezi gjithashtu ka thënë se do të vendosë për të ardhmen e tij gjatë afatit dimëror, transmeton KosovaPress.

Por, tekniku anglez dëshiron që lojtari të vazhdojë të qëndrojë te “blutë”.

“Duam të qëndrojë, është pjesë e madhe e skuadrës. I respektoj të gjithë lojtarët, sidomos ata që janë mbi moshën 30 vjeçare. Nuk duhet të jetë i lumtur që nuk po luan. Kështu ndihen të gjithë lojtarët. Siç kam thënë do të këtë mundësi për të treguar vetën”, deklaroi ai.

Për francezin ka folur edhe sulmuesi Tammy Abraham, i cili ka thënë se e sheh Giroud si vëlla më të madh.

“E shoh Olin si vëlla të madh. Jam duke mësuar nga ai në fushë dhe jam rritur duke e shikuar. Gjithmonë me mbështet. Kur ndonjë lojtarë shënon gola dhe ia del mirë duhet ta mbështetës dhe këtë gjë është duke bërë ai për mua. Oli nuk është sulmuesi më i shpejtë në botë, por çfarë bën është e pabesueshme”, u shpreh anglezi.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress