Massimiliano Allegri do të jetë më i lumtur pasi Leonardo Bonuccin ka filluar të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës këtë të martë.
Mbrojtësi i kombëtares italiane është rikuperuar në kohë nga lëndimi në kavilje që pësoi në sfidën ndaj Lazios dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për sfidën e javës së ardhshme ndaj Atletico Madridit.
Mbetet për t’u parë nëse Allegri do ta rrezikojë Bonuccin në sfidën e të premtes në Serie A ndaj Frosinones.
Trajneri i bardhezinjëve shpreson shumë që për sfidën e parë ndaj Los Colchoneros të ketë gati dhe kapitenin Giorgio Chiellini, i cili po ashtu është i lënduar.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018