Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 30.03.2017 06:44

​Ky është urimi i Vokrrit për nëntëvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 17/02/2017 14:16

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka uruar ditëlindjen e nëntë të shtetit tonë.

I pari i futbollit tonë, është i bindur se shteti i Kosovës po ecën me hapa të sigurt drejt zhvillimit demokratik, ekonomik, kulturor e veçmas në sferën e sportit, transmeton KosovaPress.

Ky është urimi i Vokrrit:

Të nderuar, drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, adhurues të futbollit, media dhe qytetarë të Kosovës!

Kam nderin që në emër të KE dhe në emrin tim të ju urojë 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, me bindjen që tashmë shteti i Kosovës po ecën me hapa të sigurt drejt zhvillimit demokratik, ekonomik, kulturor e veçmas në sferën e sportit. Të arriturat në sport ndërmjet përvjetorëve forcon këtë bindje.

Në këtë ditë të shenjtë nuk mund të mos i kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan deri në flijim sikur edhe gjithë ata sportistë që u flijuan që ne sot të gëzojmë lirinë. Ne duhet të punojmë edhe më shumë në mënyrë që çdo përvjetor të na gjejë, më të fortë e të përparuar në çdo sferë të jetës tonë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress