Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 12.12.2019 10:42

​Ky është grupi i Kosovës për botërorin në hendboll

Prishtinë | 23/07/2019 20:17

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të garojë në grupin e tretë në fazën e parë të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2021 që mbahet në Egjipt.

Shorti është tërhequr të martën, ndërsa Kosova bënë pjesë në një grup të fortë me Italinë, Rumaninë dhe Gjeorgjinë.

Ndeshjet luhen në tetor të këtij viti dhe janar të vitit të ardhshëm dhe vetëm fituesi i grupit avancon në fazën e dytë.

Kosova në eliminatoret e fundit fitoi ndaj Izraelit dhe barazoi me Poloninë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress