Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 07:36

​Ky është fituesi i Superkupës

Stamboll | 14/08/2019 23:40

Skuadra e Liverpulit ka fituar trofeun e Superkupës së Evropës në futboll, pasi sonte ishte më e mirë në ekzekutimin e penalltive se Chelsea duke fituar me rezultat 5:4.

Golat nga penalltitë për Liverpul i shënuan Firminho, Fabinho, Origi, Arnold, Salah. Ndërsa për Chelsea shënuan Jorginho, Barkley, Mount, Emerson derisa dështoi Abraham.

Ndeshja në Stamboll pas 120 minutave lojë përfundoi pa fitues, 2:2.

Ndryshe, Liverpul ka fituar Superkupën në vitet 1977, 2001 dhe 2005. Chelsea ka fituar këtë trofe në vitin 1998, duke mposhtur Real Madridin falë golit të Gus Poyet./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress