Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 19.03.2019 03:38

​Kushtrim Munishi, trajner i ri i Prishtinës

Prishtinë | 02/07/2016 15:40

Ish-sulmuesi i njohur i Kosovës, Kushtrim Munishi është emëruar trajner i ri i Prishtinës.

Klubi kryeqytetas sot në një konferencë për media, ka prezantuar trajnerin e ri. Munishi tani e tutje do ta drejtoj fituesen e Kupës së Kosovës, duke zëvendësuar Fadil Berishën.

Munishi tha së është i lumtur që do ta drejtoj skuadrën “bardhekaltër”. Ai premton se do të jap më të mirën për ta kthyer Prishtinën aty ku e ka vendin.

“Është një sfidë e madhe për mua. Unë jam një djalë nga Prishtina dhe jam rritur në këtë klub. Do të mundohem të bëjë më të mirën në mënyrën që ta kthejë Prishtinën aty ku e ka vendin”, ka thënë Munishi.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për Prishtinën, Besianën, Flamurtarin, por karrierë ka bërë edhe tek Partizani i Tiranës. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress