Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:36

​Kramer pas goditjes në kokë: Nuk më kujtohet asgjë nga finalja e vitit 2014

Prishtinë | 08/11/2018 23:35

Mbrojtësi gjerman kishte pësuar një goditje në kokë në finalen mes Gjermanisë dhe Argjentinës.

Christoph Kramer është një nga Kampionët e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, pavarësisht se ai mbahet mend për dëmtimin e pësuar në finale, duke humbur kujtesën dhe mos mbajtur mend asgjë.

27-vjeçari. i cili luan me ekipin e Monchengladbahc, i është rikthyer dhe njëherë episodit të ndodhur në mitikun Maracana të Brazilit.

Atë natë Gjermania do të shpallej kampione e botës duke e mundur Argjentinën.

“Nga momenti i përplasjes me Garay, nuk mbaja mend asgjë, nuk kam ndjerë as dhimbje”, thotë Kramer.

“Kujtimi i vetëm është ai me mjekët brenda zhveshtoreve. Ka qenë një errësirë prej 15 minutash”.

“Doktorët po më qetësonin, duke më thënë që rezultati ishte akoma 0-0. Në ndërgjegjen time isha i sigurt, që Argjentina ishte në avantazh me golin e shënuar nga Higuain, por gjyqtari e kishte anuluar pak përpara lëndimit tim”.

“Unë ende kisha bindjen që ishte gol”, tregon 27-vjeçari, i cili vazhdon të flasë për episodin./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress