Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:11

​Kosova U21 e gatshme për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Prishtinë | 09/10/2019 11:40

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në një konferencë për media që ka mabjtur në prag të ndeshjes me kombëtaren e U21të Shqipërisë shpreson për rezultat pozitiv nga Elbasani.

Sipas trajnerit Rafet Prekazi një fitore e mundshme ndaj Shqipërisë do t’i rriste gjasat për një kualifikim të mundshëm për Kosovën.

“Sa i përket ndeshjes me Shqipërinë është ndeshja e radhës, sikur edhe ndeshjet tjera. Sa i përket lëndimeve nuk merrem shumë me ekipet kundërshtare,  sepse edhe ne i kemi problemet tona me disa lojtarë, por për mua personalisht por edhe për çdo njeri normal që është trajner këto nuk janë ndonjë gjë që nuk ndodhin sepse në futbollin modern dihet se futbolli është agresiv dhe në futbollin agresiv janë të mundshëm edhe kësi lëndimi, edhe ne akoma nuk jemi të sigurt deri sa të takohemi me disa lojtarë. Sido që të jetë sikur edhe çdo ndeshje edhe këtë, edhe të kaluarën edhe të ardhmen dihet motoja e Kosovës, popullit të Kosovës, Dardanëve, lojtarëve, kemi me shku me lujt me moton me krenari për këtë shtet dhe me përgjegjësi të madhe”, tha Prekazi.

Prekazi tutje tha se është bërë një bujë e madhe për këtë ndeshje, sa i përket përballjes së Kosovës dhe Shqipërisë, por sipas tij mes shqiptarëve nuk ka dallim dhe suksesi i njërës kombëtareve do të jetë suksesi i të gjithë shqiptarëve.

“Lojtarët që kanë shkuar për Shqipërinë ne  iu kemi dëshiruar më të mirën, sepse çdo shqiptar që ka sukses në futboll është suksesi i jonë, por ne kemi pasur probleme me viza të lojtarëve tanë dhe nuk ka qenë e logjikshme  që lojtarët t’i themi mos me shku dikun me luajt se lojtari ka interesin personal  me shku sa më lart. Ne asnjë lojtarit, asnjëherë edhe tash kryetari Ademi nuk kemi bërë kësi biseda kemi punuar çdoherë për të mirën e futbollit”, u shpreh  Prekazi.

Ndërkohë mbrojtësi i Kosovës, Lirim Kastrati tha  se kjo ndeshje do të jetë e veçantë për të, pasi që më parë ka qenë pjesë e Shqipërisë U17, ndërsa shpreson që do të arrijnë rezultat pozitiv në mënyrë që të vazhdojnë ecurinë e mirë në grupin e tyre kualifikuese.

“Ka me qenë një lojë e mirë. Nuk ka me qenë një lojë si të gjithë të tjerat është pak ndryshe, mirëpo kjo nuk do të thotë asgjë. Ne kemi me lujt lojën tonë, kemi më dhënë maksimumin për me pas një rezultat të mirë dhe ne kemi me jap më të mirën për të ecur përpara në grupin tonë”, u shpreh Kastrati.

Kujtojmë që Kosova sot do të nis edhe përgatitjet për këtë ndeshje, ndërsa në listë mungon Arton Zekaj i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen me klubin e tij dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Kjo ndeshje zhvillohet më 15 tetor në Elbasan Arena në Shqipëri./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress