Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:17

​Kosova mban stërvitjen e dytë, vërehet atmosferë e mirë tek Kombëtarja

Prishtinë | 08/10/2019 19:51

Kosova ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit. Kombëtarja e Kosovës dje ka mbajtur stërvitjen e parë, ndërsa sot ata janë grumbulluar sërish për stërvitjen e radhës në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinës.

Sot, Bernard Challandes kishte nën urdhëratë e tij një numër më të madh të lojtarëve sesa në grumbullimin e parë, pasi që disa prej tyre munguan për shkak të angazhimeve që patën me ekipet e tyre gjatë së dielës. Në këtë stërvitje i vetmi i cili mungoi ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili kishte zgjedhur që të pushojë në hotel. Këtë e konfirmoi edhe zyrtari nga Federata e Futbollit të Kosovës, Bajram Shala. "Vedati ka zgjedhur që sot të pushojë në hotel dhe të mos jetë në stërvitje. E ka ndjerë vetën të lodhur dhe nuk vuan nga ndonjë lëndim", tha Shala. Në konferencën për shtyp pas stërvitjes u paraqiten Samir Ujkani dhe sulmuesi Atdhe Nuhiu. Ujkani u shpreh se grumbullimi po shkon mjaftë mirë dhe shpreson që do të arrijnë rezultate të mirë në dy ndeshjet që e presin Kosovën. "Besoj që jemi mirë, jemi grumbulluar, jemi duke u përgatit për ndeshjen ndaj Malit të Zi që është për ne një finale tjetër. Por ne kemi një miqësore që është një test i mirë për në edhe sigurisht se duhet të na jap idenë e lojës se si trajneri kërkon nga ne dhe besoj që djemtë janë tu punuar mirë sot e bëmë një stërvitje të mirë, jemi pozitiv dhe duhet ta vazhdojmë këtë ritëm", tha Ujkani. Ndërsa Atdhe Nuhiu tha se ndeshja nda Malit të Zi sipas tij ka një rëndësi të njëjtë si ndeshjet e mëparshme, të cilat Kosova i ka zhvilluar kundër Çekisë dhe Bullgarisë. "Po normal që ndeshja ndaj Malit të Zi është shumë e rëndësishme, por ashtu kanë qenë edhe ndeshja me Çekinë dhe ndeshja me Bullgarinë më herët. Kështu që është një lojë shumë e rëndësishme për ne, por jo më tepër se si kanë qenë ato tjerat, se i kemi pasur rezultatet e mira edhe ndaj atyre tjerëve, edhe tash po shpresojmë të kemi një rezultat të mirë. Sa i përket lojës me Gjibraltarin, është një test shumë i mirë për ne, por edhe si parapërgatitje për lojën me Malin e Zi", tha Nuhiu. Kujtomë që Kosova të enjten zhvillon ndeshjen ndaj Gjibraltarit, ndërsa të hënën ndeshet me Malin e Zi në garat kualifikuese për Evropianin 2020. https://youtu.be/QiZ1Ki4Z6QI

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress