Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 06:01

​​Kosova mban stërvitjen e dytë para ndeshjes ndaj Çekisë

Prishtinë | 12/11/2019 18:31

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot ka mbajtur stërvitjen e dytë para ndeshjes ndaj Çekisë.

Përpos Vedat Muriqit, i cili sot është larguar nga grumbullimi i Kosovës, për shkak të lëndimit që ia pamundësoi paraqitjen në dy ndeshjet e nëntorit, përzgjedhësi, Bernard Challandes, kishte në dispozicion të gjithë lojtarët tjerë.

Stërvitja ishte e hapur vetëm 20 minuta për media si dhe shikues, të cilit ishin në një numër të madh për të parë nga afër këtë seancë.

Kujtojmë që ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:45, raporton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress