Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 06:00

​​Kosova e gatshme për përballjen ndaj Çekisë, Rashica dhe Aliti besojnë në fitore

Prishtinë | 12/11/2019 20:10

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot ka mbajtur seancën e dytë stërvitore para ndeshjes kundër Republikës Çeke, ndërsa pas stërvitjes së dytë, në konferencën për media folën Milot Rashica si dhe qendërmbrojtësi Fidan Aliti.

Fidan Aliti e cilësoi ndeshjen ndaj Çekisë si një finale për Kosovën, mirëpo qendërmbrojtësi i Kosovës shpreson që në fund të dalin me pikë të plota nga ndeshja e cila zhvillohet në Plzen.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, këtë e dim edhe ne. E shohim si finale, se në fund të fundit ndeshja e radhës është si finale për ne edhe unë besoj tek ekipi dhe nëse e luajmë atë futboll siç e luajmë gjithmonë, mund të dalim edhe fitues... Ne e dimë se çfarë kualiteti ka Çekia, u pa këtu në Prishtinë kur e kemi pasur ndeshjen dhe e dimë që ka mundësi që bëhet hale më vështirë në Çeki, sepse luajmë jashtë, ata luajnë në shtëpi të tyre dhe ajo nuk diskutohet që Anglia ka lojtarë me shumë cilësi, kualitet dhe shumë eksperiencë, por nëse e mbajmë grupin kështu, mendoj se dalim edhe aty fitues”, tha Aliti.

Edhe Milot Rashica kishte të njëjtin mendim, duke e cilësuar ndeshjen ndaj Çekisë si ndeshjen më të rëndësishmen për Kosovën, por jo si të pamundur për të arritur fitore.

“Krejt e dimë që është deri tash ndoshta ndeshja më e rëndësishme, çdo ndeshje deri tash e ka pas atë rendësin e vet, por edhe kjo është si finale për ne edhe njëherë po mendojmë vetëm për Çekinë, me shkuar atje, me u kthyer me rezultat pozitiv, nuk kemi se çfarë të humbim, domethënë kemi me dhënë maksimumin dhe shpresojmë ta fitojmë ndeshjen”, tha ai.

Ndërsa sa i përket mungesës së Vedat Muriqit, Rashica pohoi se kjo do të jetë një mungesë e madhe për Kosovën, mirëpo sipas tij “Dardanët” kanë arritur të marrin rezultate pozitive edhe me mungesën e shumë lojtarëve në të kaluarën.

“Ka me qenë një mungesë shumë e madhe për ne duke e ditur edhe formën që ka pasur deri tash si me klubin, si me kombëtaren. Por nuk kemi se çfarë të bëjmë, futbolli e ka këtë, edhe në ndeshjet tjera kanë munguar shumë lojtar , por prapë kemi arritur rezultat pozitiv, shpresojmë që edhe këtë ndeshje me fituar për shtetin tonë, për tifozët, për Vedatin, Arbrin, të gjithë ata që janë lënduar dhe kemi me dhënë maksimumin.  Por unë në shumicën e ndeshjeve jam duke luajtur si sulmues edhe tash nuk e di se me çfarë formacioni kemi me startuar, kemi edhe pak kohë me vendos dhe të shohim se si dëshiron të luaj trajneri dhe për mua nuk ka problem nëse luaj në fazën e sulmit”, përfundoi Rashica.

Përfaqësuesja e Kosovës nesër ne mëngjes do të marr rrugën për në Çeki, ku gjithashtu gjatë ditës së nesërme do ta zhvillojë edhe stërvitjen në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e më pas të enjten me fillim nga ora 20:45 do të luajë përballë kombëtares çeke, raporton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress