Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.04.2017 06:09

​Kosova do të kërkojë fitore ndaj Islandës

Prishtinë | 20/03/2017 11:36

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki ka thënë se në duel me Islandën hynë për rezultat, pozitiv, madje ai ka bërë të qartë se Kosova do të kërkojë fitore në këtë ndeshje.

“Nuk ka trajner që nuk hynë në lojë për fitore, edhe unë hy në këtë ndeshje për fitore, lojtarët janë në formë të mirë dhe mendojë që ka ardhur koha që të marrim rezultate të mira”, tha ai.

Bunjaki ka lavdëruar sulmuesin Besart Berisha, i cili për herë të parë në duel me Islandën vesh fanellën e Kosovës.

“Besart Berisha është sulmues shumë i mirë, këtë e dëshmon golat e tij në Australi dhe ajo që mua më pëlqen është që ai ka karakter fituesi”, tha Bunjaki.

Ndërsa, sa i përket kundërshtarit, tha se përkundër që ballafaqohen me top kombëtare të botës, ajo nuki frikëson.

“Ne do të mundohemi të japim maksimumun, jemi kombëtare e re, kemi filluar të kemi përvojën dhe po ballafaqohemi me top kombëtare të botës, Islanda e ka eliminuar Anglinë, e ka eliminuar Holandë, kjo nuk na frikëson por duhet të kemi rrespekt, duhet të mendojmë pse i ka eliminuar dhe me kë po ballafaqohemi, mendojë që ka ardhur koha e befasisë”, tha ai

Kosova dhe Islanda të premten që vjen do të takohen në ‘Loro Boriçi’ në kuadër të eliminatorëve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’./KosovaPress/

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress