Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:06

​Konjusha: Ditë e madhe për basketbollin e Kosovës

Prishtinë | 23/10/2019 15:11

Të enjten, Mabetex Prishtina do të përballet me Sparta&k M.R. Vidnoje, në grupet e FIBA EuroCup Women.

Kjo do të jetë një ndeshje shumë e veçantë, pasi është hera e parë që vashat prishtinase luajnë në shtëpi në garat ndërkombëtare. 

Para Mabetex Prishtinës ishte vetëm Universiteti që kishte garuar në Ligën Rajonale Trocal.Njëra nga basketbollistet më të dalluara të Prishtinës, Irma Konjusha ka ftuar tifozët që ti përkrahin maksimalisht.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi kemi të bëjmë me një ekip që ka shumë suksese në arenën ndërkombëtare. Jemi munduar të përgatitemi për këtë ndeshje dhe shpresoj që me ndihmën e tifozëve do të kemi një paraqitje shumë të mirë në parket”, ka thënë Konjusha për faqen zyrtare të FBK-së.

Ajo ka folur edhe për rëndësinë e kësaj ndeshje. 

“Është ndeshja e parë ndërkombëtare në shtëpinë tonë, është një emocion i veçantë, pasi e kemi pritur këtë ditë një kohë të gjatë. Besoj në bashkëlojtaret e mia dhe në punën e trajnerëve dhe gjithçka mbetet të shihet në parket. I ftoj të gjithë që të na mbështesin për këtë ndeshje shumë të rëndësishme”, theksoi tutje Konjusha.

Vashat e Prishtinës kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje, pasi përballen me një kundërshtar shumë të fuqishëm dhe me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Ndeshja Mabetex Prishtina-Sparta&k M.R. Vidnoje zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Bardhekaltret në ndeshjen e parë kishin pësuar nga MBA Moscow në udhëtim 90:58, derisa Sparta&k M.R. Vidnoje mundi Beshiktashin 80:71

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress