Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 23.01.2020 07:35

​Konfirmohet nga mediat italiane, Ibrahimovic transferohet në Milan

Prishtinë | 06/12/2019 09:08

Zlatan Ibrahimovic është gjithnjë e më afër rikthimit në futbollin evropian dhe atë italian.

Pas largimit nga Los Angeles Galaxy, ylli suedez është shumë pranë rikthimit te ish skuadra e tij, Milan.

Madje, mediat italiane raportojnë se Ibrahimoviç duhet të japë një aprovim të fundit ndaj ofertës së “Rossonerëve” në mënyrë që palët të zyrtarizojnë marrëveshjen për transferimin e tij në San Siro.

Milan i ka ofruar atij kontratë njëvjeçare me pagë prej 6 milionë euro në sezon.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress