Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 03:57

​Kondogbia pranë transferimit te Valencia

| 17/07/2017 13:51

Mesfushori francez do të largohet nga Interi.

Goeffrey Kondogbia është shumë pranë largimit nga Interi për t’u transferuar te Valencia.

Të dy klubet mësohet se janë pajtuar edhe për shumën e transferimit dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes nga klubi spanjoll, raporton KosovaPress.

Mesfushori francez i është bashkuar Interit në vitin 2015 nga Monaco, por asnjëherë nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij në Serie A dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit zikaltër nuk duan ta mbajnë më tutje 24-vjeçarin në skuadër.

Kondogbia do të rikthehet pas katër sezonesh në La Liga, ku më parë është aktivizuar me Sevillan. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress