Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 17.08.2018 04:55

​KON nis hetimet ndaj Serbisë

Prishtinë | 16/05/2018 17:59

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka filluar hetimin ndaj Serbisë, me rastin e ndalesës që qeveria e këtij vendi i bëri delegacionit të Kosovës në karate, të cilin nuk e lejoi të marrë pjesë në kampionatin evropian në Novi Sad.

Me këtë rast, KON-i ka kërkuar informata shtesë nga KOK-u që të njoftohet më herët nëse sportistët e Kosovës mund të hasin në probleme të tilla.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e 19-të, vendosi që të kërkohet edhe një herë nga federatat sportive që të njoftojnë KOK-un me kohë, nëse kampionatet në të cilat marrin pjesë, mbahen në shtetet të cilat nuk e njohin Kosovën.

Në rast se federatat vonohen me njoftim, atëherë edhe kërkesa e KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar nuk do të merret parasysh./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress