Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 21.06.2019 02:15

​Kompany do ta vazhdojë kontratën me Manchester Cityn

Prishtinë | 15/04/2019 16:07

Mbrojtësi belg beson se do të arrijë marrëveshje me klubin për ta vazhduar bashkëpunimin me kampionët.

Vincent Kompany ka luajtur pak këtë sezon për Manchester Cityn, pasi Pep Guardiola po preferon më shumë, John Stones, Aymeric Laporte dhe Nicolas Otamendin.

Por 33-vjeçari nuk po mendon të largohet nga The Citizens, pasi synon të vazhdojë kontratën me ta para se të përfundon stinori aktual.

“Besoj se do të luaj këtu edhe sezonin tjetër”, deklaroi Kompany.

“Jam pjesë e kësaj familjeje dhe do ta menaxhojmë këtë situatë sikur një familje”.

“Mund të pajtohemi ose jo me të gjitha gjërat, por kjo nuk do të ndryshojë marrëdhënien mes neve”.

“Shpresoj që gjithçka të rregullohet para përfundimit të stinorit dhe të vazhdojmë bashkëpunimin”, përfundoi ai./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress