Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 14.12.2019 01:03

​Kompany: City nuk ka nevojë për mbrojtës

Londër | 12/11/2019 12:57

Ish-kapiteni i Manchester City beson që klubi i tij i vjetër nuk ka nevojë për mbrojtës të rinj në skuadër.

City u mposhtë nga Liverpool në “Anfield” me rezultat 3-1, gjë që ka bërë që shumë persona të kërkojnë që klubi të blejë lojtarë.

Mirëpo, sipas belgut kampioni i Anglisë nuk ka nevojë për mbrojtës në skuadër, pasi mbrojtja më e mirë është të sulmosh.

“Gjithmonë kemi hequr në Anfield. Të shtunën kanë luajtur kundër një skuadër të mirë, duke luftuar historinë. Është e njëjta gjë për Liverpool, do të luftojnë historinë për të fituar ligën pas 30 viteve. Ky mund të jetë avantazhi i Cityt. Ndërsa mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është të sulmojmë. Nuk ka arsye për ta ndryshuar këtë. Së shpejti do të lidhen me performancat më të mira dhe jam i bindur se do të fitojnë shumë ndeshje”, deklaroi ai.

City është në vendin e katërt me 25 pikë, nëntë më pak se Liverpool që është lider dhe nuk ka asnjë humbje deri më tani në kampionatin anglez.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress