Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 20.01.2020 11:28

​​Komiteti Olimpik i Kosovës nderon Agjencinë e Lajmeve KosovaPress

Prishtinë | 09/12/2019 22:04

Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka shënuar 5-vjetorin e pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Me këtë rast KOK-u ka organizuar galambrëmje, ku të pranishëm kanë qenë shumë personalitete të shquara të vendit tonë.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, gjatë kësaj ceremonie ka nderuar edhe sponsorin medial, Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, e cila bënë prezantimin e të gjitha aktiviteteve të organizuar nga ky institucion.

Mirënjohjen në këtë rast e pranoi drejtoresha e përgjithshme e KosovaPress, Suzana Hashani, e cila u shpreh se do të vazhdojnë të përcjellin me interes të veçantë të gjitha ngjarjet sportive.

“Shpresoj të kontribuojmë sa më shumë, që të rinjtë tanë t’i promovojmë sa më mirë në sukseset e tyre sportive”, Hashani.

KosovaPress ka disa vite që është sponsor medial i Komitetit Olimpik i Kosovës, duke prezantuar të gjitha aktivitetet që organizon ky institucion i rëndësishëm sportiv i Kosovës, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress