Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:32

​Kombëtarja e Kosovës në Taekwondo kthehet me 9 medalje nga Kampionati Ballkanik

Prishtinë | 18/09/2019 12:02

Ministri në detyrë, i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim fituesit e medaljeve të Taekwandos, në kampionatin ballkanik “Samokov” 2019.

Kombëtarja e Kosovës në Taekwondo me grupmosha të ndryshme është kthyer me 9 medalje nga Kampionati Ballkanik, i mbajtur gjatë fundjavës së kaluar në Samokov të Bullgarisë.

Nga 35 garues, nëntë prej tyre u kthyen me medalje. Pjesëmarrës në këtë kampionat ballkanik ishin 653 garues nga 12 shtete pjesëmarrëse.

Sportistët të cilët kanë fituar medalje në këtë kampionat janë: Sylejman Vizdiklar, kadet -41kg, medalje e artë, Rejan Tershani, child -52kg, medalje e argjendtë, Elion Agushi, kadet -45kg, medalje e bronztë. Arkton Zekaj, kadet -61kg, medalje e bronztë, Elton Avdullahu, kadet -65kg, medalje e bronztë, Eron Brahimi, junior -68kg, medalje e bronztë, Tringa Krasniqi, senior -57kg, medalje e bronztë, Don Berisha, senior +87kg, medalje e bronztë, Sara Kastrati, senior -46kg, medalje e bronztë.

Gjatë këtij takimi ministri, Kujtim Gashi u shpreh se është tejet i lumtur me suksesin e arritur nga këta sportistë në kampionatin ballkanik.

"Është kënaqësi e veçantë të ju pres sot, ku keni sjellë hiç më pak se 9 medalje. Kjo vjen si rezultat i një angazhimi të madh qysh nga Federata e deri tek sportisti", u shpreh Gashi.

Ndërsa kryetari i Federatës së Teakwandos të Kosovës, Gani Krasniqi falënderoi ministrin për pritjen por kishte një kërkesë që të ndihmohej më shumë në aspektin financiar si kjo federatë ashtu edhe federatat e tjera sportive.

"I falënderoj të gjithë trajnerët për punën e palodhshme që kanë bërë. Problemet i kemi me financat edhe kësaj radhe në kampionatin ballkanik kemi shkuar me financa personale. Ju falënderoj edhe njëherë dhe ju kisha lut që sa më shumë të mbështet federata e Teakwandos por jo vetëm kjo federatë por edhe federatat tjera sportive", tha kryetari i federatës së Teakwandos.

Gjatë kësaj ceremoni ishte i ftuar edhe rekordemni Agim Agushi dhe Sadik Ferati nga sporti i mundjes.

Rekordmeni kosovar i cili ka thyer disa rekorde Guinnes, Agim Agushi prezantoi para ministrit certifikatën e pranuar nga selia e librit Guinees për rekordin e katërt të thyer nga vet ai.

"Duhet ta them se ditë më parë kam pranuar çertikfatën e libër të Guinesit për rekordin e katërt që e kam arritur në disiplinën e veshjes-zhveshjes së fanellës sportive duke zhongluar me kokë në një hapësirë prej një metër katror", u shpreh Agushi.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress