Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:18

​KOK merr mbështetjen edhe nga HIB Petrol

Prishtinë | 10/10/2019 13:25

Komitetit Olimpik të Kosovës dhe HIB Petrol, sot kanë nënshkruar një marrëveshje e bashkëpunimit, me të cilën parashihet mbështetjen financiare të korporatës më të madhe kosovare ndaj sportistëve të cilët janë pjesë e komitetit olimpik.

Drejtori ekzekutiv i HIB, Hysen Lajqi tha se ka zgjedhur Komitetin Olimpik të Kosovës, pasi ndajnë gjëra të njëjta me shumë sportistë kosovarë.

“Si kompani liderë në tregun e privateve dhe njëkohësisht edhe të shërbimeve si njësi hoteliere, kemi përzgjedhur Komitetin Olimpik të Kosovës për të nënshkruar marrëveshje sponzorizuese, pra sportistët kosovarë duke konsideruar se ndajmë gjëra të përbashkëta. Me këta sportistë të cilët në këto vitet e fundit e kanë lartësuar lartë shtetin tonë të Kosovës duke sjellur medalje të shumta, të arta dhe të argjendta dhe duke ngritur flamurin e Kosovës te shtetet e ndryshme të botës”, deklaroi Lajqi.

Për këtë marrëveshje foli edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. Ai tha se shpreson që bashkimi i këtyre dy kompanive do t’i prek majën.

“Një kompani e cila është liderë në treg dhe pikërisht ky vizion, këto objektiva strategjikë të kompanisë HIB Petrol me vizionin dhe vlerat që i ka Komiteti Olimpik, konkuzionohen në mënyrë që t’i informojnë sportistët që përformanca e tyre të jetë secilën herë më e mirë. Normalisht Komiteti Olimpik synon majën dhe po ashtu këto dy gjëra na lidhin këto dy vlera sepse edhe HIB Petrol synon majën dhe bashkimi i këtyre dy brendeve do ta krijojë një vlerë të re e cila do të përkthehet në rezultate më të mira për të dy kompanitë që ne i përfaqësojmë”, u shpreh Hasani. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress