Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:19

​Klubi 125-vjeçar i Serie A del në shitje

Prishtinë | 15/05/2019 09:45

Genoa është zyrtarisht në shitje.

Klubi i Serie A, i cili po lufton për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian, teksa aktualisht ka një pikë më shumë se Empoli i vendit të 18-të, me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë me dije se presidenti Enrico Preziosi e ka nxjerrë në shitje.

Genoa është një klub historik në Itali, i themeluar 125 vite më parë dhe që ka fituar 9 titujt kampion dhe 1 Kupë Italie.

Nuk dihet se cilët do të jenë blerësit e ri të Genoas, megjithatë e sigurt është që klubi nga Liguria shumë shpejt do të ndërrojë pronar./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress