VAR këtë sezon përdoret për të herë të parë në Premier Ligë dhe deri më tani ka bërë shumë gabime, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi.
I të njëjtit mendim është edhe tekniku gjerman, i cili beson që VAR mund të përmirësohet, transmeton KosovaPress.
“VAR mund të përmirësohet. Nuk do të jetë perfekt, këtë gjë e dinë të gjithë. Janë disa gjëra që nuk janë të drejta. Me VAR, prekjet e topit me dorë, pozita jashtë lojë është e qartë se duhet të ndryshohet. Askush nuk po kërkon gjërat perfekt, por kërkojmë vendime të drejta”, u shpreh ai.
Liverpool vazhdon me formën më të mirë në kampionatin anglez, pasi nuk di për humbje dhe prin në tabelë tetë pikë më shumë se Leicester.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019