Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 25.05.2017 06:22

​Klopp: Gerrard do të jetë pasardhësi im te Liverpooli

| 19/05/2017 14:32

Trajneri gjerman është i bindur se Steven Gerrard do të bëhet trajner i Liverpoolit në të ardhmen.

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard është përshëndetur nga futbolli aktiv dhe tashmë ka nisur punën si trajner i të rinjve të klubit me të cilin ka luajtur pothuajse gjatë gjithë karrierës.

Sipas trajnerit aktual të ‘The Reds’, Jurgen Klopp, do të jetë pikërisht Gerrard ai cili në të ardhmen e afërt do të drejtojë klubin nga Anfield.

“Është shumë mirë që Steven është përfshirë në klub. Ai është një djalosh fantastik”, ka thënë Klopp për një intervistë për Times.

“I kam thënë që kur të largohem apo të shkarkohem nga klubi, nuk do të më interesonte se kush do të ishte pasardhësi im, por do të doja që pikërisht Gerrard të jetë ai. Do të bëj të pamundurën që të sigurohem që ai të marrë të gjitha informatat që i duhen”, ka theksuar gjermani.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress