Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 12:47

​Kloop: Për të fituar Superkupën e Evropës duhet të jemi lakmitarë

Liverpul | 13/08/2019 20:45

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop ka folur para ndeshjes së superkupës e cila zhvillohet nesër.

Ai ka thënë se nëse dëshirojnë të fitojnë trofeun duhet të jenë lakmitarë.

“Është shumë e rëndësishme, nuk kam dyshim. Pasi fituam Ligën e Kampionëve, kaluam një muaj shumë të mirë, ku të gjithë na donin. Është e bukur, por ndonjë herë kjo gjë ta merr fuqinë. Duhet të bëjmë më të mirën. Duhet t’i bind lojtarët se gjithçka është e mundur. Nuk e kam parë prej afër Kupën e Evropës, pasi disa herë arriti aty, mirëpo humba. Kjo do të jetë një finale për mua”, deklaroi Klopp.

Ndeshja e Superkupës së Evropës mes Liverpoolit dhe Chelsea zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në Stamboll, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress