Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:23

​Kloop: Për të fituar Superkupën e Evropës duhet të jemi lakmitar

Prishtinë | 13/08/2019 15:18

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop ka folur para ndeshjes së superkupës e cila zhvillohet nesër.

Gjermani ka thënë se nëse dëshirojnë të fitojnë Super Kupën, duhet të jenë lakmitar.

“Është shumë e rëndësishme, nuk kam dyshim. Pasi fituam Ligën e Kampionëve, jetuam një muaj shumë të mirë, ku të gjithë na donin. Është e bukur por ndonjë herë kjo gjë ta merr fuqinë. Duhet të bëjmë më të mirën. Duhet t’i bind lojtarët se gjithçka është e mundur. Nuk e kam parë prej afër Kupën e Evropës, pasi disa herë arriti aty, mirëpo humba. Kjo do të jetë një finale për mua”, deklaroi Klopp.

Ndeshja e Superkupës së Evropës mes Liverpoolit dhe Chelseat zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në Stamboll.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress