Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.10.2019 11:36

​Klauzola e çuditshme: Neymar fiton pasuri me fair-play

Paris | 11/07/2019 18:10

Neymar u gjobit sot me 375 mijë euro pasi nuk u paraqit në ditën e parë të përgatitjes së PSG.

Udhëheqësit e klubit francez u befasuan dhe e dënuan për sjellje të keqe.

Mediat franceze kanë zbuluar se Neymar ka një klauzolë të pabesueshme në një traktat të sjelljes së mirë.

Nëse sulmuesi brazilian përmbush çdo gjë PSG, atëherë ai fiton 375 mijë euro. Por ky rregull u ndërpre dhe PSG vendosi të heqë paratë këtë muaj.

Neymar injoroi thirrjen për përgatitje dhe mediat e botës shkruajnë se ai e bëri këtë pasi dëshiron të kthehet në Barcelonë dhe babai i tij e mbron atë me arsyen se nuk mund të vijë për shkak të aktiviteteve humanitare.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress