Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 12:04

​Kjo është pesëshja më e mirë e sezonit në NBA

| 20/05/2017 01:07

NBA ka përzgjedhur pesë basketbollistët më të mirë të sezonit të rregullt.

James Harden, Lebron James, Rusell Westbrook, Kawhi Leonard dhe Anthony Davis përbëjnë pesëshen më të mirë të sezonit në NBA.

Ylli i Houston Rockets, James Harden, është basketbollisti më i votuar nga juria, ku ka marrë 100 për qind të votave në pozitën që ai luan.

I dyti është renditur LeBron James me 99 vota, ndërsa më pas vijnë tre lojtarët e tjerë.

Befasues është fakti që asnjë basketbollist i Golden State Warriors nuk është përfshirë në këtë pesëshe, ani pse skuadra nga Oakland ka përfunduar me rezultatin më të mirë në të dyja konferencat.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress