Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:36

​Këto janë tri super-ndeshjet që zhvillohet sot në Superligën e Kosovës

Prishtinë | 23/10/2019 09:54

Java e 11-të në Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje interesante.

Ndeshja me e rëndësishme pritet të zhvillohet në Gjilan, mes Gjilanit dhe Llapit, transmeton KosovaPress.

Të dy skuadrat janë në formë të mirë, pasi gjilanasit në ndeshjen e fundit mposhtën Feronikelin, ndërsa Llapi ‘shkatërroi’ Trepçën 89 me rezultat 4-1.

Ndeshja tjetër mes Trepçës’89 dhe Ferizajit pritet të jetë interesante gjithashtu pasi të dy skuadrat kërkojnë këndelljen, ngase kanë humbur ndeshjet e fundit.

Trepça’89 u mposhtë nga Llapi, ndërsa Ferizaji humbi në ‘shtëpi’, nga Prishtina.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Drenicës dhe Dukagjinit. Drenica në tri ndeshjet e fundit ka tri barazime, ndërsa Dukagjini pas fitores ndaj Vushtrrisë, dëshiron ta vazhdoj këtë rezultat.

Kujtojmë që tri ndeshjet fillojnë në ora 14:00. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress